Kryeqyteti i Republikës së Kroacisë është qendër administrative politike, institucionale, biznesore dhe akademike . Qytet me ngjarje të shumta kulturore dhe një koleksion të gjerë të atraksioneve argëtuese.

Qyteti ka dalë nga dy vendbanime mesjetare të përmendura në fillim të shekullit XI dhe XIII mbetjet e të cilave janë ruajtur deri më sot. Sot popullsia ne qytet është rreth 800.000 banorë. Temperatura mesatare e verës është 20C kurse gjatë dimrit është 1C.

Zagrebi është i karakterizuar nga qytetit i vjetër me rrugët e gjallërushme të qendrës së qytetit, lumit Sava dhe Malit Medvednica që ngrihet prapa qytetit. Sipërfaqet e gjelbra janë për të ecur dhe për pikniqe, kurse tregjet e hapura në natyrë janë tërheqës për turistët.

Qyteti ofron një shumëllojshmëri të ngjarjeve kulturore që mbahen gjatë gjithë vitit dhe ofertë interesante për blerje.

Aeroporti është 17 km nga qendra e qytetit me transport të rregullt nga qendra e qytetit. Stacionet kryesore hekurudhore dhe të autobusëve janë të vendosura në qendër të qytetit dhe mund të arrihet me automjet nëpërmjet rrugëve kryesore nga Evropa qendrore nga jugu apo perëndimi drejt lindjes.

www.zagreb-touristinfo.hr

PDF24    Send article as PDF