RRETH NESH

“Rrjeti mjekësor ” është një agjencion i specializuar turistiko-shëndetësor që është projektuar nga një grup i mjekëve ekspert me përvojë shumëvjeçare si në institucionet shëndetësore publike ashtu edhe ato private. Rrjeti mjekësor është i ndryshëm nga agjencitë e tjera turistike. Ne jemi të fokusuar në ofrimin e shërbimeve të turizmit shëndetësor dhe përparësia jonë mbi agjencitë tjera është se te ne punojnë profesionistë mjekësor dhe turistik të cilët kanë qasje ndërdisiplinore për t’u marrë me nevojat tuaja. Si e tillë ju ofron ekspertë mjekësorë të drejtimeve të ndryshme dhe me një qasje multidisiplinare ndaj shëndetit Tuaj.
Përveç shërbimeve mjekësore, ofron edhe shërbime të udhëtimit për Ju apo përcjelljen Tuaj, duke filluar nga vendosja në hotel, transporti-transferi, rent-a-car deri tek vizita e atraksioneve turistike.

PSE KROACIA

Kur për arsye të turizmit mjekësor Ju vendosni për Kroacinë, atëherë Ju përveç qëllimit kryesor keni përzgjedhur edhe një eksperiencë të shkëlqyer turistike që ky vend ofron.
Kroacia, një vend ku turizmi është një nga industritë më dominuese me bregdetin atraktiv Adriatik dhe me një ofertë tërheqëse turistike kontinentale, klientëve të turizmit mjekësor do të ketë çka ti ofroj. Ne do ti organizojmë të gjitha që qëndrimi Juaj të jetë me qëllim të prerë dhe shumë korrekt duke kaluar sa më rehatshëm të jetë e mundur dhe për të sjellë në shtëpi një pjesë të vogël të kujtimeve të bukura. Në këtë mënyrë procedurat mjekësore që do të kryhet do të rrjedhin në një mjedis të këndshëm dhe nuk do të ngarkojnë ditët e udhëtimit tuaj. Shërbimet mjekësore private në Kroaci janë në krye të listës të nivelit Evropian. Fakulteti mjekësor në Kroaci tradicionalisht ka një reputacion të shkëlqyer sepse mjekët që dalin nga ky fakultet më vonë me anë të praktikës dhe shkollimit shtesë në rrethet me të larta të mjekësisë perëndimore hyn në rradhën e ekspertëve të lartë në ekspertizat e tyre. Mjekët kroatë janë pjesëmarrës të rregullt në kongreset, simpoziumet dhe forma të tjera të trajnimit si dhe janë anëtarë të vlerësuar të organizatave ndërkombëtare dhe evropiane siç dëshmohet nga niveli i tyre i lartë i ekspertizës në fusha të ndryshme të mjekësisë. Shumë nga mjekët të shkolluar në Kroaci kanë bërë karrier dhe kanë arritur suksese edhe në vendin Tuaj.
Institucionet private shëndetësore dhe spitalet në Kroaci janë të pajisura me teknologjinë më të fundit diagnostike dhe me pajisjet kirurgjike për të kryer procedurat kirurgjike më të sofistikuara.
Stafi turistik mysafirët i pret me një mikpritje tradicionale kurse stafi mjekësor për pacientët kujdeset në mënyrë shumë të kujdesshme që momentet e kaluara në këto objekte mjekësore të kalojnë sa më këndshëm.

PSE RRJETI MJEKËSOR

Detyra jonë është që t’ju ofrojmë në përputhje me të dhënat Tuaja mjekësore një përzgjedhje të mjekëve më të mirë të organizojmë dhe të koordinojmë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, trajtimet dhe ndërhyrjet në klinikat dhe ordinancat private që janë të pajisura me aparaturat e teknologjisë së fundit. Përveç kësaj kjo paketë lejon akomodimin, të gjitha transferet e nevojshme dhe aftësinë për të organizuar aktivitete të tjera që do ta bëjnë qëndrimin tuaj gjatë tretmanit shendetësor me të pasur dhe më të begatë. Ajo që na dallon neve është një qasje e plotë individuale ndaj Juve dhe të gjitha nevojat dhe dëshirave Tuaja. Ne jemi me Ju gjatë gjithë procesit të tretmanit mjekësorë si dhe pas përfundimit .
Juve ju mbetet vetëm të na kontaktoni, dërgoni dëshirat tuaja, të rrini rehat dhe gëzoni pjesën tjetër ndërsa gjitha të tjerat i organizojmë ne për Ju.
Kur Ju vendosni që të na jepni besimin tuaj, ne do të bëjmë absolutisht gjithçka për të arsyetuar këtë besim!

PDF24    Send article as PDF