OPERIMI I ENËVE TË GJAKUT

Operacionet në arteriet karotide

Këto operacione kryhen tek enët e ngushtuara karotide të gjakut (enët e gjakut të qafës që furnizojnë trurin). Operacionet janë të nevojshme për të parandaluar një sulm ne tru. Në shumicën e rasteve operimi kryhet nën anestezi lokale.

Pas operimit kirurgjikë pacientët qëndrojn 8-12 orë në njësinë e kujdesit intensiv. Pastaj vazhdojnë duke qëndruar në departamentin e kirurgjisë deri tek lirimi për trajtim në shtëpi nga dita e tretë në të pestën pas – operimit.

Operimi i aneurizmës së aortës së kraharorit dhe barkut

Tek pacientët me aneurizëm (zgjerim) të aortës është e nevojshme që të bëhet një kirurgji për të parandaluar aneurizmin e mundshëm me plasaritje të rënda dhe në shumicën e rasteve me pasoja fatale.

Trajtimi kirurgjik i sëmundjeve periferike arteriale

Përbëhet nga procedurat e mëposhtme kirurgjike:

  • Bajpas Aortal – Bifemoral
  • Bajpas Femoral
  • Bajpas Femoro- popliteal
  • Bajpas Femoro – krural

PDF24    Send article as PDF