KIRURGJIA ESTETIKE

Nga aspekti mjekësor për kirurgjinë plastike, si një mënyrë që një person të ndjehet më mirë dhe gjithashtu flitete edhe pas aksidenteve të pësuara, pas të cilit një trajtim i tillë mund të jetë i nevojshëm nga ana mjekësore.

Para ndërhyrjes kirurgjike estetike bëhet trajtimi para-operativ: analizat e gjakut, EKG nëse është e nevojshme internisti fotografon pjesë të trupit që duhet operuar. Vetëm atëherë pason operacioni i kirurgjisë estetike.

Më poshtë janë procedurat që ne ofrojmë:

RRITJA E GJINJVE

RRITJA E GJINJVE

Dinko Tončić, dr. med.

Pacientja duhet para operacionit të bëj (EKG) dhe analizat e gjakut. Analizat laboratorike dhe EKG pacientia mund ti bëjë një ditë para operacionit ose edhe në ditën e operacionit.

Rritjen e dëshiruar të gjinjve e bejmë përmes implanteve të prodhuesëve më të mirë në botë të gjenerates së fundit dhe me cilësi të lartë. Ne përdorim implante silikoni nga kompanitë amerikane Mentor dhe Allergan ose kompania gjermane Polytech Silimed. Pas operacionit të rritjes së gjinjve, pacientja merr një çertifikatë për implantet e saj.

Është e rëndësishme të dini se pacientja mundet pa asnje vështirësi ti jep gji fëmiut të saj dhe se gjinjt janë në dispozicion për ekzaminime mjekësore për shkak se implantet janë vendosur nën gjëndrën e gjinjve ose nën muskujt e gjoksit.

Mosha e pacienteve është mbi 18 vjeç.

Prerja të operacioni i rritjes së gjinjve bëhet nën sqetull ose nën gji. Duke pasur parasysh këtë vendi i prerë pas operacionit nuk shihet.

Pacientja në klinik qëndron 12 orë: një orë zgjat pregatitja para operacionit rreth një orë e gjysmë zgjat operacioni dhe pjesa tjeter pushimi.

Shërim pas operimit është individual dhe merr rreth dhjetë ditë. Qepjet hiqen në ditën e dhjetë pas operacionit dhe pas dy javëve pas operacionit pacientja është në gjendje për të rifilluar aktivitetet personale dhe profesionale.

Cijena: 3500 €

NGRITJA E GJINJVE

podizanje grudi

Mr.sc.dr. Rajko Tončić

Ngritja estetike e gjinjëve nga pozita e ulur në atë normale (më të lartë).

Në të njëjtën kohë mund të kryejmë kirurgji estetike për të ngritur, ulur apo edhe zvogëluar gjinjt.

Gjatë këtij operimi estetik përdoret teknika kirurgjike me prerje të vogla, prerje vertikale për shkak të një numëri të përparësive me efekt më të mirë estetik, shërim të shpejtë të pacientit. Operacioni është teknikisht dhe relativisht i thjeshtë merr më pak kohë se sa teknikat tradicionale kirurgjike dhe bart një rrezik më të ulët të komplikimeve.

Procedures kirurgjike për të ngriturë gjinjët i paraprinë një analize rutinë para operacionit që përfshin analizat e gjakut dhe ekzaminimin nga internisti me EKG.

Gjatë para operacionit të ekzaminimit dhe konsultimit theks i veçant i kushtohet qasjes individuale për çdo pacient.

Cijena: 3500 €

KORIGJIM I HUNDËS (RINOPLASTIKA)

operacija nosa

Mr.sc.dr. Rajko Tončić

Suksesi i operacionit estetik të hundës mvaret nga shumë faktorë, në radhë të parë janë aftësitë dhe përvoja e kirurgut. Jashtëzakonisht e rëndësishme është anatomia e lëkurës, strukturave të nënlëkurës, mënyra e shërimit dhe reakcioneve të pacientit ndaj operacionit.

Gjatë ekzaminimit para operativ dhe konsultimeve përcaktohen me saktësi deformimet e hundës, kjo procedure kryhet me metodën më të mirë në rastin në fjalë.

Ka dy qasje themelore në rinoplastik të quajtur kështu qasje e mbyllur dhe qasje e hapur. Gjatë teknikës të mbyllur operacioni kryhet me prerje që janë të vendosura brenda hundës kështu që pas operacionit nuk shihet prerja në pjesën e jashtme të hundës.

Kurse për qasje të jashtme të ashtu-quajtur qasje dekortikale në pjesën e jashtme të hundës saktësisht në vendin e Kolumelles është një prerje e vogël me vrragë minimale. Një tipar i rëndësishëm për qasje të jashtëm në fushën e majës së hundës hiqet lëkura nga kërca që të ketë qasje më të lehtë në majë të hundës.

Po ashtu ekziston mundësia e ri operimit ose rishikimit të procedurave rinoplastike dhe korrigjime të hundëve veç të operuar.

Operimi rinoplastik bëhet nën anestezi lokale që do të thotë se pacientit i është dhënë përveç anestezionit lokal edhe barna për të fjetur. Kështu pacienti gjatë tërë operacioni është në gjumë dhe e tërë procedura është pa dhimbje.

Në klinikë, pacienti kalon deri në pesë orë gjithsejë 1 orë për përgatitjen para operacionit kurse operacion zgjatë rreth 30 minuta dhe pjesa tjetër 3-4 orë pas operacionit për pushim.

Pas operacionit në hundë vendoset nje kallëp metalik. Ai mbetet i vendosur në hundë gjithsej 7 ditë aq kohë sa nevojitet për shërimin e strukturave të hundës. Në 3-4 ditët e para dhe pas operacionit pacienti ka tampona në hundë të cilat parandalojnë gjakderdhjen dhe mbështesin formën e re të hundës nga brenda. Një javë deri në dhjetë ditë pas operacionit pacientët janë në gjendje të rifillojnë aktivitetet e tyre personale dhe profesionale.

Cijena: 2500-3000 €

KORRIGJIMI I VESHËVE

korekcija usi

Dinko Tončić, dr. med.

Ky deformim i lindur mund të shfaqet në një formë apo pozitë të parregullt të vesheve apo të laprës (e spikatur, e deformuara ose e ulur). Veshët e spikatur janë lloji më i zakonshëm.

Pacientët e rritur të cilët vijnë për otoplastik janë kryesisht të rinjtë

Procedura kirurgjike i perfshin edhe fëmijët. Në këtë rast operimi me së miri është të ndërmirret para se fëmija të fillojë shkollën kur ne e kemi deformitetin plotesisht të zhvilluar në madhësinë e duhur nga ana tjetër fëmiu kthehet në një mjedis të ri pa anomali të dukshme.

Korrigjimi i veshit është një operim kirurgjik estetik i cili me sukses dhe në mënyrë të përhershme i largon deformitetet.

Operimi për pacientin është i lehtë dhe pa dhimbje. Ky operim kryhet nën anestezi lokale dhe nëse është e nevojshme (për fëmijët e vegjël) nën anestezi të përgjithshme. Operimi zgjatë rreth një orë. Prerja bëhet nga pjesa e prapme e veshit. Gjatë procedurës përveç prerjes të lëkurës ne gjithashtu bëjm parapërgatitjen e kërcit në mënyrë që të krijojmë formën e dëshiruar të lapres së veshit. Prerja kryesore është pas veshit, qepja dhe plagët nuk janë fare të dukshme.

Pas operacionit veshët janë të vendosur në pozicionin e dëshiruar.

Shërim pa operimit zgjatë rreth një javë. Fashat rreth kokës pacienti i mbart për 7 ditë, kur qepjet hiqen. Dhjetë ditë pas operacionit, pacienti është në gjendje të rifillojë aktivitetet e tij personale dhe profesionale.

Cijena: 1200 €

Korrigjimi i qepallëzave (Blefaroplastika)

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Mr.sc.dr. Rajko Tončić

Yndyra dhe lëkura e tepërt mbi qepalla mund të largohet vetëm nga një operacion kirurgjik estetik i quajtur – blefaroplastika.

Gjatë këtij operimi përdoret radio – kirurgjia sepse kjo teknologji lejon prerje shumë të saktë pa dëmtuar indin përreth dhe për këtë arsye ka një efekt optimal estetik kurse shërimi i pacientit është i shpejtë. Për efekt më të mirë estetik për qepje është përdorur fija e hollë sa një fije floku të njeriut e cila është e vendosur nën lëkurë kurse prerja kirurgjike bëhet në pjesët natyrore të lëkurës. Rezultati përfundimtar i këtij operacioni është rinimi i dukshëm i pacientit.

Blefaroplastika kryhet me anestezi lokale që do të thotë se pacienti është në gjumë gjatë gjithë kohës sa zgjatë operacioni dhe procedura është pa dhimbje.

Në klinikë, pacienti kalon rreth 6 orë, një orë përgatitje para operimit, kurse operimi zgjatë rreth një orë e gjysmë.

Shërim pas operimit dmth pas korrigjimit të qepallave zgjat rreth një javë. Qepjet heqen në ditën e shtatë pas operacionit dhe për dhjetë ditë pas operimit pacientat janë në gjendje të rifillojnë aktivitetet e tyre personale dhe profesionale.

Cijena: 1320-2040 €

Korrigjimi i lëkurës së fytyrës

lifting lica

Mr.sc.dr. Rajko Tončić

Ekzistojnë disa lloje të korrigjimeve në fytyrë që dallohen nga qëllimi dhe pjesët që mbulojnë fytyrën.

1. Liftingu i fytyrës dhe qafës (liftingu i përgjithshëm i fytyrës)

2. Mini liftingu

3. Liftingu i ballit

Liftingu i thellë i fytyrës i quajtur edhe SMAS është operacioni teknikë me i ri i liftingut të fytyrës. Ky operim kirurgjik estetik është jashtëzakonisht shumë i vështirë për mjekët por efekti i tij është i shkëlqyer. Me këtë procedurë estetike nuk forcohet vetem lëkura e fytyrës por edhe muskujt e fytyrës ngriten në pozicionin e tyre origjinal.

Kjo është një teknikë në të cilën prerja kirurgjike qepet me parimet e kirurgjisë estetike dhe kështu shenja fshihet në pjesën e përparme tek veshët dhe në anën e pasme nën flokë. Duke aplikuar këtë teknikë pas liftingut mbetet një shenjë minimale, shumë mirë e fshehur që nuk dallohet.

Qëndrueshmëria e liftingut të fytyrës me teknikë kirurgjike të aplikuar (SMAS lifting ose liftingu klasik) varet gjithashtu edhe nga përvoja dhe aftësitë e kirurgut dhe karakteristikave individuale të pacientit (të moshës, cilësia e lëkurës dhe indit nënlëkuror). Tek liftingu i thellë efekti është i qëndrueshme (rreth 10 vjet).

Operacioni i liftingut të fytyrës mund të përsëritet deri në 3 herë. Operacioni i liftingut të fytyrës kryhet nën anestezi të përgjithshme dhe nën mbikëqyrjen e një anesteziologu. Kështu që pacienti gjatë operacionit është tërësisht në gjumë dhe procedura kalon pa dhimbje.

Në klinikë pacientët qëndrojnë 24 orë: përgatitja para operimit zgjatë një orë, operacioni zgjatë 3 orë.

Qepjet largohen një javë pas operacionit dhe dy javë pas operacionit pacientët janë në gjendje të rifillojnë aktivitetet e tyre personale dhe profesionale.

Cijena face-lifta: 3960 €

Cijena mini face lifta: 2640 €

Botoksi
  • Largimin e rrudhave horizontale nga balli
  • Largimin e rrudhave vertikale (linjat vrenjtjes, mbi rrënjës së hundës) nga balli
  • Botoksi për të hequr rrudhat nga pjesa e jashtme e syve (rrudhat e të qeshurës)
  • Largimin e linjave të imëta mbi buzën e sipërme
  • Largimin e rrudhave të ashtuquajtura rrudha marionet (rrudhat nga hunda tek mjekëra)
  • Përmirësimin e mjekrës (pabarabartë)
  • Heqja e rrudhave nga qafa
  • Kombinimet me intervenimet tjera kirurgjike-estetike në fytyrë

Efekti i botoks-it bëhet i dukshëm pas 72 orë (3 ditë) pas injektimit. Pas aplikimit të botoksi fytyra duket më e re dhe më e pushuar. Tek personat në prag të moshës së mesme dhe mosha e mesme (40-50) do të rezultojë efekti i një fytyre të përtërirë për 5-8 vjet.

Efekti i Botoksit zgjat rreth katër muaj dhe tek disa pacientë edhe më të gjatë. Injektimet e Botoks-it mund të përsëriten shumë herë në intervale të caktuara (pa frikë për shëndetin e pacientit). Me trajtimet e përsëritura, efekti estetik i ripërtritjes zgjatë më shumë.

Cijena: 400-600 €

PEELINGU KIMIK

Peeling-u kimik (qërimi kimik) ështe një proces i heqjes së shtresës në sipërfaqen e lëkurës përmes agjentëve kimik. Efekti i dëshiruar i qërimit kimik është rinimi i lëkurës. Është e vetmja procedurë (gjithnjë duke ju referuar qërimit kimik të thellë) gjatë së cilës komponimet kimike futen në shtresat e thella të lëkurës për të hequr rrudhat dhe njëkohësisht stimulojnë lëkurën për të prodhuar kolagjenin e vet.

Përdoret formula e Dr. Hettera me ndihmën e së cilës me përqëndrime të vogla të përbërësve të mëdhenj (fenolit dhe vajit Croton) arrihen rezultate në mënyrë të konsiderueshme më të mira për një shërim afatshkurtër.

Peelingu kimik kryhet nën anestezi lokale dhe është pa dhimbje për pacientin.

Në klinikë pacienti shpenzon disa orë: përgatitja merr rreth një orë kurse tërë procedura e peeling-ut kimik zgjatë një orë.

Pas kësaj procedure shërimi është individual dhe zgjat rreth katërmbëdhjetë ditë. Rreth dy javë pas operacionit pacienti është në gjendje të rifillojë aktivitetet e tyre personale dhe profesionale.

Cijena: 1500 €

Dermo-abrazioni mekanik

Përmes dermo-abrazionit mekanik hiqen rrudhat e lehta nga fytyra (rreth gojës), plagët e mbetura nga aknet, tatuazhet disa njolla dhe plagët në përgjithësi (nga vlerësimet e një kirurgu estet dhe dermatologut).

Dermo-abrazioni mekanik është një lëmues mjekësor i lëkurës dhe kryhet duke përdorur një aparatur me mprehëse diamanti dhe me shpejtësi të lartë të rrotullimeve.

Përmes vetem një ndërhyrje mund të pastrohet e tërë lëkura rreth fytyrës ose vetëm një pjesë (në varësi të indikacionit mjekësor) si dhe lëkura nën pjesë tjera të trupit. Në ditën e tretë pas përdorimit të tretmanit në sipërfaqe të lëkurës fillon rigjenerimi epidermal (shërimi i shtresës sipërfaqësore të lëkurës). Dhjetë ditët e para dhe pas procedurës lëkura është e fryrë dhe e skuqur. Në një periudhë prej disa javësh deri disa muaj lëkura merr pamje dhe ngjyrë normale.

Dermo-abrazioni mekanik kryhet nën anestezi lokale. Kështu pacienti gjatë operacionit ësht në gjumë dhe procedura kalon pa dhimbje.

Në klinikë pacienti qëndron rreth 5 orë: 1 orë përgatitje para operacionit pastaj operimi qe zgjatë rreth 1 orë dhe 3-4 orë pushim pas operacionit

Shërimi pas operacionit është individual dhe zgjatë rreth një javë.

Cijena: 1500 €

Lipo-absorbimi (Largimi i dhjamit)

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Mr.sc.dr. Rajko Tončić i Dinko Tončić, dr. med.

Lipo-absorbimi (largimi i dhjamit) është një metodë kirurgjike që në mënyrë selektive largon yndyrën nga pjesë të trupit ku ajo është grumbulluar. Përmes një prerje të vogël në lëkurë (0.5 cm) futet tubi dhe në pricipin e vakumit absorbohet indi dhjamor. Në këtë mënyrë qelizat e indit dhjamor largohen përgjithmonë nga ajo zonë.

Përveç një reduktim të ndjeshëm në vëllim dhe indin dhjamor nga zonat me probleme me këtë metodë me përdorimin e mikro-instrumenteve mund të arrihet forma ideale sipërfaqësore të trupit (ashtu- quajtur formësimi-konturimi i trupit).

Hydrolipo-absorbimi sot është metoda më efektive e lipo-absorbimit. Sipas kësaj metode tek zona vepron tretësira e injektuar e cila përmban një substance për tkurrje kapilare. Substanca e tkurrjes kapilare ju mundëson zvogëlimin e thithjes së gjakut dhe jep një sasi më të madhe të celulitit pastër.

Lipo-absorbimi zakonisht kryhet nën anestezi të përgjithshme sidomos kur janë operacionet me të gjata. Kur largohet indi dhjamor në një sipërfaqe të vogël kryhet përmes anestezisë lokale. Kështu që pacienti është në gjumë gjatë operacionit dhe procedura është pa dhimbje.

Në klinikë pacienti qëndron 8-24 orë në varësi të llojit dhe masës se lipo-absorbimit e cila operohet: Përgatitja para operative zgjatë 1 orë, kurse operacioni zgjatë 3 orë dhe pjesa tjeter pushim.

Pacienti menjëherë pas lipo-absorbimit vesh rroba të veçanta të ngjeshura (korsete të ndryshme) në pjesën e trajtuar të trupit. Veshje elastike janë segment shumë i rëndësishëm i rimëkëmbjes post operative dhe ndikojnë dukshëm në rezultatin përfundimtar të procedurës së lipoabsorbimit sepse veshja elastike në sipërfaqe rrit efektin e operacionit. Veshjet elastike duhet të vishen për një periudhë prej 6 deri në 8 javë pas lipo-absorbimit.

Shërim post operativ pas lipoabsorbimit është individual dhe në shumicën e rasteve zgjatë rreth pesë deri shtatë ditë. Qepjet largohen një javë pas operacionit kur pacienti është në gjendje të kthehet në aktivitetet e tyre të përditshme personale dhe profesionale.

Cijena liposukcija nogu: 1800 €

Cijena liposukcija trbuh: 2000 €

Plastika abdominale

abdominoplastika

Dinko Tončić, dr. med.

Një operacion që në mënyrë shumë efektive largon lëkurën dhe dhjamin e tepërt nga zona e barkut quhet abdomino-plastika ose lipektomia ose versioni anglisht i “tummy tuck”.

Që shenjat nga ky operacion të jetë sa më pak e dukshme është e pozicionuar në zonën e veshjeve bikini.

Pas një periudhe prej gjashtë muajve deri në një vit në shumicën e rasteve shenja plotësisht zbehet.

Procedura është disi më kërkuese për pacientin e posaçërisht e lidhur me shërim post operativ gjatë së cilës pacienti duhet të jenë i disiplinuar dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e kirurgut.

Abdomino-plastika kryhet nën anestezi të përgjithshme nën mbikëqyrjen e një anesteziologu. Kështu që pacienti gjatë operacionit është në gjumë dhe procedura kalon pa dhimbje. Pas procedurës pacienti qëndron në klinikë dhe pas përfundimit të fazës së parë të pikave të rimëkëmbjes dërgohet për në kujdesin shtëpiak.

Përveç këtyre kërkesave abdomino-plastika është një procedurë shumë e efektshme e cila rezulton në nivele të larta të kënaqësisë tek pacientët.

Cijena: 4000 €

Cijena (mini abdominoplastika): 3300 €

Operimi i venave të zgjeruara në këmbë

Në rast të mungesës së venave safenofemorale ose safenopopliteale është treguar si një nga metodat e cila eliminon një nga dy venat e mëdha në këmbë, venën sipërfaqësore të vena safena magna ose vena safena parva.

Ne aplikojmë të ashtu quajturën zhveshjen atraumatike të venave sipërfaqësore të këmbës. Kjo procedurë kryhet nga një ekip me përvojë kirurgjike të drejtuar nga kirurgu i njohur vaskular.

Operimi i venave të zgjeruara në këmbë në këtë rast konsiston në futjen e një sonde të veçantë përmes një prerje të vogël në venën sipërfaqësore në zonën e ijës dhe tërheqjen e saj nën gju gjithashtu përmes një prerje të vogël. Nëpërmjet prerjeve të vogëla (2-3 mm) largohen degët e mbetura të venave te zgjeruara.

Zhveshja atraumatike e venave bëhet me anestezi të potencuar ku pacienti për disa orë pas procedurës lirohet nga klinika tek kujdesi shtëpiak.

Në diten e dhjetë pas operimit tek vendi prerjeve të vogla (2-3 mm) ku procedura është kryer largohen qepjet. Në vendin e prerjes mbetet shenja pothuajse e pa vrejturë.

Cijena (1 noga): 2050 €

Cijena (2 noge u istom tretmanu): 2900 €

 

Sindromi i kanalit karpal dhe kubital

Sindromi i kanalit karpal dhe kubital manifestohet me ndjesi shpimi në formë të gjilpërave dhe humbjes të ndjesisë në gjysmën e gishtave dhe gishtin e vogël, dobësim të muskujve të grushtit, dhimbje në dorë dhe parakrah që shkaktohet nga presioni mbi nervor ulnar në bërryl.

Kjo procedurë kryehet nga një ekip me përvojë kirurgjike dhe operacioni vetë konsiston në ndërprerjen në strukturën e bërrylit e cila mund të jetë një burim i presionit mbi nervin. Ndërhyrja kryhet nën anestezi të përgjithshme ose përmes bllok anestezisë (pacienti është i zgjuar gjatë operacionit kurse krahu është nën anestezi të plotë) dhe është pa dhimbje për pacientin. Pas lirimit të nervit është në rastin e presionit të butë të majtë në të njëjtin vend ndërsa në presioni më i lartë nervor është zhvendosur në pjesën e përparme të bërrylit nën lëkurë ose në muskul. Pas operacionit plaga largohet pas 2-3 ditë.

Sindromi i kanalit të kyçit të dorës është shkaktuar nga presioni mbi nervor mesatar brenda tunelit eshtrave – ligament në dorë dhe nuk ka ndjesi shpimi në formë të gjilpërave në gishtin e madh, gishtin tregues, gishtin e mesëm dhe gishtin e unazës, plagë të cilat janë të theksuara sidomos gjatë natës, ndjenja e humbjes të vështirë dhe graduale të muskujve në zonën e bazës së gishtit.

Operacioni zakonisht kryhet nën anestezi lokale është pa dhimbje për pacientin dhe përbëhet nga prerja e ligament që formon pjesën e eperme të tunelit përmes të cilit nervat kalojnë. Kjo redukton presionin mbi nervor dhe lejon shërimin e tij. Operimi zakonisht zgjatë 30-45 minuta dhe pas një shërim të shkurtër në klinikë pacienti tregon kujdesin në shtëpi.

KORIGJIM I BUZVE TE ÇARA, HUNDËS DHE QIELLËZËS

Çarja e buzëve dhe qiellzës është një nga deformimet e lindura më të zakonshme të kokës dhe qafës.

Trajtimi i çarjeve kërkon korrigjim të forma e çarë për të krijuar funksionin normal në rajonin orofacial.

Fillimi i trajtimi të fëmijëve të lindur varet nga lloji i çarjesë. Me trajtim fillohet menjëherë pas lindjes kur është fjala për të çarjenë dhemb-bartes (alveolare) vazhdim i nofulles se sipërme. Gjatë javës së parë ose të dytë merren masat dhe krijohet një pllakë qiellzore të cilën e bart fëmija lirshëm në gojë deri në ditën e operimit të kirurgjisë orale. Pllaka kontrollohet dhe nëse është e nevojshme korrigjohet ose ndryshohet. Roli i kësaj pllakë është në afërimin e segmentit të nofullës së sipërme që rezultati i operimit të buzëve të kete efekt me te gjatë. Kur e çara nuk ndikon në nofulla e sipërme apo qielleza eshte vetem e ngjitur, pllaka qiellzore nuk është e nevojshme.

Në përgjithësi, të çarat e qiellezës në mes të kirurgjisë orale korrigjohen tek foshnjet 3-6 muaj pas lindjes së fëmijës. Fëmija duhet të peshoj rreth 4.5 kg të paktën 10 javë , dhe hemoglobin e tij duhet të jetë mbi 100mg/l për kirurgji dhe foshnja duhet të jenë i shëndetshme dhe në gjendje të mirë fizike. Qiellëza e çarë e butë mund të mbyllet ndaras nga qielleza e butë ose mbyllen njëkohësishte. Procedura është bërë zakonisht pas moshës një vjeçare me siguri para se fëmija te filloj të flasë. Veprimi korrigjues i mesëm dhe sekondar në hundë apo qiellzë bëhet më vonë.

ELIMINIMI I SHENJAVE DHE TATU-VE

Për rezultat të mirë të largimit të shenjave është shumë e rëndësishme koha kur është marr lëndimi. Zakonisht preferohet korrigjim i shenjes përgjatë gjashtë mujorit pas lëndimit. Përjashtimisht, në disa raste shenja mund të korrigjohet me heret.

Ne sigurojmë largimin kirurgjike të plagëve dhe tatuazheve të cilat mund të janë një mënyrë më efektive për të zgjidhur problemet funksionale ose estetike të shkaktuara nga shenja apo tatuazhi. Në disa raste ajo do të jetë e mjaftueshme perms prerjes se një pjesë të vogël të lëkurës dhe qepjen e plagës me penj të hollë. Për plagët dhe tatuazhet e mëdha dhe të rënda procedura duhet ndermarr disa here qe të jetë e mjaftueshme per lëkurën te pushoj dhe te kete kohë të mjaftueshme për tu shëruar plagët e duhura. Përveç teknikave të mësipërme ekziston opsioni i transplantimit të lëkurës nga një pjesë tjetër e trupit.

PDF Converter    Send article as PDF