regije

ZAGREBI DHE KROACIA E MESME

Kroacia Qendrore përfshin Moslavinën dhe Turopoljen, Banovinën dhe Kordun, Posavina , Podravinën dhe metropolin qytetin e Zagrebit dhe rrethinat e saj.
Gjeografikisht, rajoni karakterizohet nga nga kodra të buta dhe ultësira përgjatë lumit. Historikisht dhe ekonomikisht çdo rajon i ka zhvilluar karakteristikat e veta dhe sot ato i sheh në aspektin e atraksioneve turistike të ofruara për vizitorët.

Përveç aktiviteteve tradicionale, si bujqësia dhe blegtoria, regjioni i Moslavinës karakterizohet nga veraria dhe shfrytëzimi i pyjeve te dushkut. Zbulimet e fushave të naftës dhe të gazit kanë nxitur zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit, duke u lidhur edhe me turizmin në rajon, nëpërmjet ndërtimit të banjave dhe institucioneve që trajtimin e tyre e bazojnë tek naftalina minerale.

Turopolje është zonë kryesisht bujqësore edhe pse ka zona të rëndësishme që janë të mbuluar me pyje dhe dru dushku te vjetër shekullor në të cilat një numër i madh i shpendëve e kanë habitatin.Vëzhgimi i shpendëve zgjon interes të madh tek shumë turistë.

Banovina dhe Korduni karakterizohen me zonat ekskursioni përgjatë lumit Mrezhnica dhe Korani te cilat bashkohen me lumin Dobro dhe Krka kalojnë nëpër qytetin e Karlovaciti i cili dominon në këtë zonë.

Rajoni i Posavinës përgjatë lumit Sava në jug të Zagrebit, hartën turistike kroate e pasuron me një tjetërpark natyre „Fushat e Lonjës“, i cili park përveç se ka livadhe të jashtëzakonshme peisazhike, kullota dhe pyje bregore – na frymëzon edhe me ndërtime të veçanta folklorike me zanate dhe krijimtari popullore .

Podravina është rajoni kroat kufitar përgjatë lumit Drava ku kufizohet nga Hungaria në shpatet e maleve Macelj, Kalnika, Bilogore, Papuk dhe Krndija. Botës dhe qarqeve artistike rajoni i Podravinës është i njohur kryesisht si një rajon në të cilin është zhvilluara piktura naive me përfaqësuesit si Ivan Generaliç, Mirko Virius, Ivan Laçkoviç Kroati, Mijo Kovaçiç, Ivan Veçenaj dhe Franjo Mraz.

KROACIA VERIPERENDIMORE

Kroacia veriperendimore përfshin rajonin e Zagorjesë dhe Mexhimurjesë që i takojnë rajoneve më të zhvilluara kroate.

Kodrat piktoreske të Zagorjes kroate tërheqin shumë turistë që vizitojnë banjat dhe kështjellat mesjetare nga të cilat më e famshmja është Trakoshcani dhe Tabori i Madh. Gjurmët e banimit në këtë zonë janë që nga Epoka e Gurit ku janë gjetur në qytetin e Krapinit (Para-njeriu nga Krapina) të rëndësishme janë edhe zbulimet tjera arkeologjike banjat nga kohët romake ne fushën e sotme të Varazhdinit. Në Zagorjen kroate ndohetqendra më e famshëme e pelegrinazhit në Kroaci – Marija Bistrica. E gjithe zona graviton tek Varazhdini si qyteti më i madh në rajon por edhe Zagrebit afër te cilit ndohen.

Mexhimurja është rajon kroat krejtsisht verior kufizohet nga lumenjtë Mura dhe Drava në kufi me Hungarinë dhe Slloveninë. Zona graviton kah qyteti i Çakovacit si qendër urbane. Rajoni ka të zhvilluara, ndërmarrjet e vogëla private në tekstile, këpucë dhe prodhime bujqësor si dhe në industritë që janë të bazuara në zanate tradicionale si bërjen e shportave.

KROACIA LINDORE

Kroacia lindore përfshin Slavonin dhe territorin lindor të Baranjës dhe Sremit Perëndimor.

Sllavonia njihet si grunari– hambari kroatë sepse është kryesisht ultësirë dhe vendi më pjellor në të gjithë Kroacinë. Kjo është një krahinë historike në të cilën Kroacia e ka zhvilluar shumë bujqësinë e ushqimit dhe industrin e drurit. Përgjatë fushave te gjerë ka edhe vende të shumta të gjuetisë, përfundon me vreshtari te Kutjeva dhe Gjakova. Simbolet e Slavonisë janë pyjet e dushkut dhe specialiteti e mishit dhe sallamës-kulen.

Ndër qytetet më të rëndësishme është Osijeku qyteti më i madh Sllavonisë pastaj Gjakova, Vukovari qytet që për shkak të luftës e njeh tërë bota, Vinkovci, Virovitica , Slovonski Brod dhe Pozhega.

Rajoni i Sllavonisë ofron atraksione të turizmit kontinental: gjuetia , banjat, bodrumet e verës , kuzhina e shijshme kontinentale, pasurianë folklorike dhe bukurit natyrore ndër të cilat Kepi i Kopaçkit, ligatinat përgjatë Danubit dhe Dravës, shtazët e egra dhe rezervatet ornitologjike dhe zona malit Papuk gjithashtu e shpallur park i natyrës .

Baranja shtrihet mes Dravës, Danubit dhe kufirit hungarez. Qendra kryesore është Beli Manastiri që ndodhet 32 km nga Osijek .

Pjesa më lindore kroate quhet Sremi Perëndimor kurse Iloku është qendra administrative dhe ekonomike e njohur për bodrumet e saj të verës.

ISTRA DHE BREGDETI I KROACISË

Istria është gadishulli më i madh kroat dhe njëkohësisht një nga rajonet kroate me njësi–qark administrativ. Istria e sotshme e ka të zhvilluar turizmin bregdetar dhe kontinenetal për shkak të klimës së përshtatshme mesdhetare e ben nje nga rajonet me tërheqëse gjatë gjithë vitit .

Për shkak të qytetërimit të hershëm kjo zonë është jashtëzakonisht e pasur me monumente kulturore dhe historike dhe bukuri natyrore të bregdetit të Istrias e bëjnë atë një destinacion tërheqës turistik .

Turizmin në Istria e plotësojnë programet interesante: Rrugët e verës, rrugët e çiklizmit, ofertat eno-gastronomike, turizmi i gjuetisë dhe peshkimit, kuajve, ekologjik , agro-turizmi dhe me objektet e përgjithshme të jashtëzakonshme të akomodimit.

Qendra administrative në Istria është Pazini, kurse qendër ekonomike është me rreth 58,500 banorë.

Në bregdetin e Istrias ndodhen vendet më të bukura të Adriatikut si: Umagu, Novigrad, Poreçi, Vrsari, Rovinji , Pula , Rabac i… Por Istria terheqe me brendin e saj me qytetet mesjetare te vendosur në kodrat kurse turistët ne zonar rurale i zbulojne magjit e Agro-turizmit .

Istria kalohen pushime të mrekullueshme në plazh rikthim në natyrë të qetë dhe paqësore duke zbuluar trashëgiminë historike duke u kenaqur me aromat e Istrias, verëra lokale duke u argëtuar nga bukuritë natyrore duke zgjedhur nga mundësitë e shumta për një pushim aktiv ripertrine energjinë vitale në qendrat mireqeniese dhe mundesin per te të zgjedhur nga ngjarje të shumta kulturore .

Bregdetit kroat i takon zona bregdetare e Kroacisë nga Rijeka deri te Karlobagi ku gjenden qytetet Bakar, Kraljevica, Crikvenica, Bribir, Novi Vinodolski dhe Senji që dikur ishte qyteti më i rëndësishëm i rajonit , duke i lënë atë rol nga shekulli 19 qytetit te Rijekës. Në thelb i tërë rajoni ne ditën e sotme i është drejtuar industrisë së turizmit.

LIKA DHE GORSKI KOTARI

Lika dhe Gorski Kotar janë rajone karstike – malore, që potencialine tyre më të madh e kanë në turizëm.

Gorski Kotar është i vendosur në mes gjirin Kvarner dhe lumit Kupa që rrjedh përgjatë kufirit me Slloveninë. Kurse midis maleve Like shtrihet fushat e gjera pjellore.

Potenciali i begate me lende drurore por edhe nje flore dhe faune te ruajtur mire dhe te pasur, klima e freskët malore janë tërheqëse për turistët gjatë gjithë vitit, gjithashtu për turizmin dimëror dhe sportet dimërore, shëtitje dhe ekskursione.

Rajonet malore kroate janë veçanërisht tërheqëse për shkak të afërsisë së detit Adriatik kjo lejonë qëndrim në bujtina të freskët malore dhe hotele dhe ditën udhëtim të shpejtë për tek vendpushimet qe jane shume afer.

DALMACIA

Dalmacia është rajoni kroat bregdetar që shtrihet nga Zara dhe ishulli Pag në veri deri te Kotori dhe kopshti Ostro në jug. Dalmacia është rajoni më i famshëm historik i Kroacisë. Përfshin zonën jugore te Kroacisë është një rajon i diellit, detit të ngrohtë, ullinjëve, verës, peshkut, këngës dhe fshatrave piktoreske me shtëpi të ndërtuar prej guri. Dalmaci është mesdheu i vërtetë dhe rajoni me i madh turistik i Kroacise.

Dalmacia është e karakterizuar nga tre qytete të mëdha: Zara ( tre mijë vjet i vjeter), Spliti dhe selia e perandorit romak Dioklecianit – Dubrovnik që është i përfshir në listën e trashëgimisë UNESCO-s . Përgjatë bregdetit të pasur ndodhen edhe vendet tjera te rivierës turistike si – Shibeniku , Zara dhe Makarska .
Nga bregdet shikimi bie ne ishujt e panumërta aq shumë sa jane gjithsej 1100 me të cilin bregdeti Adriatik kroat është një nga më të zhvilluara në Adriatik dhe për këtë arsye është një destinacion i preferuar për nautiket-anijedashuruesit .

Ndërsa në qytetet dalmate zhvillohet program i pasur kulturor-artistik dhe ofron një vizit të numrit të madh të monumenteve kulturore dhe historike të civilizimeve të ndryshme qytete më te vogla dalmae ofrojnë pushime në nje atmosferë të qetë të plotesuar me detaje nga traditat .

Dalmacisë është e lidhur shumë mirë me rrjetin e autostradave, gjithashtu ne dispozicion është edhe transporti hekurodhor si dhe ai ajror përmes tre aeroporteve : Zarë , Split dhe Dubrovnik. Në portet dalmate ndalojn tragete dhe anije te linjave dërkombëtare që lidhin tokën kontinentale me ishujt.

www.pdf24.org    Send article as PDF