Parqet Kombëtare

BRIONET

Ishujt Brione perbejne një grup prej dy ishujve të mëdha dhe 12 ishujve të vegjël qe ndodhen jashtë bregut perëndimor të Istrias. Klima mesdhetare lejon riritjen e nje bimësie të begatë që është specifike për llojet e tyre endemik dhe me elemente natyrore dhe komponentëve që janë të kultivuar.

Gjate njëmijë viteve te banimit te ishujve jeta e shtazeve të egra endemike eshte ne plotësuar me shumë lloje tjera qe zakinisht kete vend nuk e kane habitatin e tyre natyror, por megjithate jane përshtatur me klimën. Nje pjese e kafshëve lëvizin të lira në natyrë, disa janë të vendosura në parkun safari, etno parkun e llojeve autoktone dhe rezervatit te shpendeve.

Ne Brione ekziston nje komunitet i madh i flores dhe faunes detare me nje vlere te jashtëzakonshme. Ishujt Brione kane qene rezidenca verore e presidentit jugosllav Tito, presidenti kroat Tugjman, dhe gjithashtu janë zhvilluar takime të shumta të me politikan te larte dhe jane mikprit edhe shume personalitete te famshëm. Një atraksion i veçantë është papagall legjendar Brionian “Koki”, i njohur si Papagalli i Titos.



www.brijuni.hr

Kornati

E vendosur në mes të detit Adriatik, pranë qyteteve të Zadrit dhe Shibenikut, Kornati janë nje arkipelag me densitetin me te madh në Mesdhe me një total prej 89 ishujve.

Me nje pamje impozante të jashtëzakonshme nga qielli dhe deti, ishujt Kornati jane te njohur edhe për ekosistemin e tyre të ruajtur. Vetë kontrast i shkretë me peizazhe karstike te thatë i ishujve dhe pasurinë e jetës në ujë, e bën te i tillë tei jashtëzakonshëm.

Ne park lejohet lundrimi, peshkimi rekreative, zhytja, noti, ecja ne nature dhe vezhgimi i bimeve dhe kafshëve të egra.


www.kornati.hr

Krka

Parku Kombetar KRKA është i vendosur pranë Shibenikut dhe shtrihet përgjatë lumit Krka me nje sipërfaqe totale prej 109 km2. Klima është mesdhetare dhe sub-mesdhetare.

Lumi Krka buron rrëzë malit Dinara në verilindje të Kninit. Një pjesë e ujërave të ëmbla dhe një pjesë e kripur. Përzierja e ujërave krijon një botë te gjallë që ka specifikat në lidhje me det dhe rrjedhës së lumit Krka.Rrjedha kalon neper shtatë ujëvara dhe një rënie të përgjithshme prej 242 m.

Krka është një fenomen natyror dhe karstik duke pershkruar rrugën e saj drejt me gjatesi prej 72 km të gjatë nëpër shkëmb karstik, kanione të thella në drejtim të detit.

www.npkrka.hr

Mljeti

Siperfaqja e parkut kombetar “Mljet” mbulon pjesën veriperëndimore, një të tretën e njerit nga ishujve me te medhenj jugor dalmat pra ishullit Mljet, me nje zone te mbrojtur te tokes dhe detit ne total 5.275 ha.

Bregu i ishullit eshte specifik dhe është shumë i pyllëzuar. Ne ishull në mënyrë specifike ne shkembinje te ngushte uji i detit depërton dhe krijon dy “liqene” të mbushur me ujë të detit ku bimësia rrittet deri ne breg.

Liqenet e kripshem perfaqesojne fenomen unik gjeologjike dhe oqeanografik ne shkembe i rëndësishëm në shkallë globale, nga edhe e morën emrin Mljet.

Perveç bimesise se ruajtur dhe liqeneve ekziston gjithashtu një karakteristikë peizazhore dhe mesdhetare karstike me habitate nëntokësore të fshehura: shpella dhe zgafella.


www.np-mljet.hr

Paklenica

Parku Kombëtar “Paklenica” ka një sipërfaqe 3617 ha, të përbërë nga dy kanione të thella, Paklenica e madhe dhe e vogël dhe zonat pyjore .

Ne hapesirat e parkut në mënyrë unike ndodhet nje puqje e detit, malit, pyjeve te ahut dhe pyjeve me pisha te zezë, kanionet e thella, peizazhet karstike dhe shpella të shumta … Parkun e karakterizojnë 300-400 m shkëmbinj të lartë.

Rrjedhave ujore te Paklenices se Madhe dhe te vogel janë kryesisht te thata. Vetëm gjatë shirave të dendur dhe shkrirjes borës në pranverë, uji rrjedh nëpër të gjithë sieprfaqen deri ne det.

Paklenica gjendet jashtë kufijve kroat eshte e njohur si qendër ngjitje ku një afërsi dhe bukuri të veçantë i japin afersia e detit dhe maleve.


www.paklenica.hr

Liqenet e Plitvicës

Parku Kombëtar Liqenet e Plitvicës është i vendosur në afërsi të rrugës që lidh Zagrebin dhe Dalmacinë, në mes të maleve të Kapela e vogël dhePljeshivica, në pjesën lindore të rajonit kroat Lika.

Parku është një fenomen unik i hidrografia karstike, një seri prej 16 liqeneve kaskad me ujëvara të shumta.Sipërfaqja e përgjithshme e te gjithe liqeneve është 200 ha.

Parku kombetar Liqenet e Plitvicës eshet futurn nen mbrojtje e UNESCO-se qe nga viti 1979 ku eshte shtuar në listën e zonës te trasgegimise Natyrore Botërore.Rajoni rreth parkut eshte me pyje edhe pse liqenet janë në një lartësi të madhe, duke i dhënë përshtypjen e një peizazh malor.

Klima, karakterizohet me verë të ngrohtë dhe dimër me dëborë.


www.np-plitvicka-jezera.hr

Risnjaku

Vargmali Risnjaku ominon pjesën veriperëndimore të regjioonit te Gorski Kotarit, e cila është një zonë malore qe shtrihet në perëndim te Kroacisë. Kjo është edhe pjesa më e pyllëzuar kroate dhe vetëm 15 km distanca ajrore nga zona detare..

Në territorin e parkut nacional “Risnjak”, një siprfaqe prej 3198 hektarë ka klimë të ashpër alpine, mesdhetare e butë dhe klimë kontinentale dhe mund te takojme edhe pyje te virgjera, maja te pacenuara malore dinarike.

Ka klimë me vera te fresketa dhe dimrat e gjatë me dëborë dhe reshje të bollshme, sidomos në vjeshtë.

www.risnjak.hr

VELEBITI VERIOR

Parku Kombëtar Velebiti verior u shpall me 09.06.1999 kështu që është parku kombëtar më i ri në Kroaci. Kjo zonë u shpall park kombëtar për shkak të shumëllojshmëri të fenomeneve karstike, pasurise së kafshëve të egra dhe bukurive natyrore të tjera në një hapesire relativisht të vogël.

Sipërfaqja është 109 km2, dhe është e vendosur në të njëjtën rezervatet strikte të natyrës Rozanski dhe Hajducki, qe perfshin fenomenet e saj specifike gjeomorfologjike në të cilin deri tani jane zbuluar më shumë se 150 shpella më e famshëmja duke qenë zgafelle një nga më të thellat në botë, e zbuluar në vitin 1999 .

Ngamajat malore ofrohet një pamje që të lë pa frymë e detit Adriatik dhe ishujve Pag, Rab, Goli, Prviç, Krka,Lika dhe nga rrethina anësore kontinentale.

www.np-sjeverni-velebit.hr

www.pdf24.org    Send article as PDF