Institucionet shëndetësore arsimore

Mjekët kroatë shkollohen në katër qendra arsimore mjekësore: Universiteti i Zagrebit , Rijekës, Osijekut dhe Splitit.

Fakulteti i mjekësisë në Zagreb, i pari në këtë rajon , është themeluar në vitin 1917 dhe ka qenë që nga fillimet e veta bartës kryesor i arsimit mjekësor në rajon. Ekspertët që janë shkolluar në këtë fakultet janë edhe bartës të themelimit të tre fakulteteve tjetra si në Rijek (1955 ), Split (1977) dhe Osijek (1979). Programi i pas diplomimit si pjesë e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb , është organizuar që nga mesi i viteve 1950 në formën e shkëmbimit të shëndetit publik në Shkollën e Shëndetit Publik ” Andrija Shtampar “, kurse në vitin1960-1961fillon organizimin sistematik të programeve të doktoraturës. Deri në vitin akademik 1989/90, ekzistojnë 48 studime shkencore gati nga të gjitha fushat e mjekesise.

Fillet e ” edukimit mjekësor të vazhdueshëm ” në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb vendosen në vitet tetëdhjetë . Në vitin 1989 fakulteti miraton vendim për kryerjen e arsimit të vazhdueshëm mjekësor në të cilin përcakton qëllimin dhe synimet , si dhe kriteret për pranimin e projekteve të edukimit të vazhdueshëm mjekësor . Nga vitet 1992 – 1997 ka pasur 69 kurse ky numër është ngritur shumfishë deri në fund të viteve nëntëdhjetë . Një faktor i rëndësishëm në këtë rritje ishte licencimi për punë që u prezantua për herë të parë në vitin 1996 dhe i pari zgjerimi ishte në vitin 2002. Përpjekje është bërë për të përmirësuar sistemin dhe cilësinë . Ky program promovon idenë e mësimit gjatë gjithë jetës dhe programi i studimit shkencor dhe pasuniversitar zgjat deri në fund të punës profesionale . Është i njëjë edhe sistemi i notimit (ECTS) në cilindo nga nivelet pasuniversitare . Të gjitha aktivitetet në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb janë ndjekur dhe kanë punuar së bashku me këtë sistem notimi, sidomos në vitet e fundit , edhe fakultetet tjera.

Kontrollimi i posaçëm i edukimit të vazhdueshëm mjekësor bëhet me rivendosjen në punë të Odës së Mjekëve Kroatë ( OMK ) në vitin 1995 kur u licencua dhe u prezantua në vitin 1996 dhe deri tani është bërë ri licencimet dy herë ( 2002 dhe 2008). Numri total i mjekëve me një licencë të vlefshme në OMK ka qenë 16.568 prej të cilëve 12,149 janë të punësuar në institucionet e kujdesit shëndetësor . Nga këta 6507 janë specialistët që punojnë në spitale ( 54 %). Kurse në sektorin privatë në marrëdhënie kontraktuale me HZZO janë 3104 ose 25 % dhe pa kontratë 668 ( 5.5 % ) e mjekëve privatë . Gjithashtu ekzistojnë 28 mjekë të huaj me licencë.

Një shkollim i organizuar mirë i personelit mjekësor me harmonizimin e kritereve dhe standardeve në arsim me trendet evropiane është një tregues i mirë i cilësisë dhe edukimin të mjekëve në Kroaci të cilët deri më tani janë bërë të famshëm edhe jashtë vendit. Duke pasur parasysh tërë këto që u thanë më lartë kjo është një bazë e mirë për konkurrencën e turizmit mjekësor si një nga drejtimet kryesorë të zhvillimit të turizmit në Kroaci. Lidhur me këtë ekziston edhe një rrjet i gjerë i shkollave për infermierët e cila u prezantua në dekadën e fundit të arsimit akademik dhe në këtë mënyrë është në përputhje të plotë me standardet e BE-së .

PDF24    Send article as PDF